Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barra për të udhëhequr Kosovën në ndeshjen vendimtare i takon një amerikani

Plejmejkeri amerikan Scott Bamforth (188 cm) do të ketë barrën e organizimit të lojës te Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjen e fundit dhe më të rëndësishme në kuadër të parakualifikimeve për botërorin "Kina 2019" - atë kundër Estonisë.

Në stërvitjen e ditës së mërkurë në Prishtinë, që zgjati një orë e gjysmë, përzgjedhësi Brad Greenberg pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar duke angazhuar lojtarët në lojë në dy kosha, për ta përmbyllur stërvitjen në lojë në një kosh. I vetmi prej lojtarëve që nuk është zëvendësuar fare ishte pikërisht amerikani Bamforth, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky i fundit ndaj Estonisë krahas shënimit të pikëve do të ketë për detyrë të bëjë edhe asistime që do të rezultojnë me pikë. Bamforth këtë e ka parasysh dhe insiston se është plotësisht i gatshëm për duelin e së shtunës mbrëma, që nis në orën 20:15, e që zhvillohet në Prishtinë.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.