Kampioni i botës në kategorinë kruzer, në versionin WBC në boksin profesionist, Tony Bellew thotë se kishte thyer dorën herët në meçin e së shtunës së peshës së rëndë me britanikun tjetër David Haye, meç të cilin e fitoi në Londër.
Haye kishte pësuar një lëndim të tejzës së Akilit në raundin e gjashtë dhe më pas u rrëzua për herë të dytë në raundin e 11-të, duke bërë që Bellew, 34-vjeçar, të shënonte një fitore befasuese, që thuajse askush nuk e kishte pritur, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, Bellew tregon se edhe ai vetë kishte pasur problem me lëndim gjatë përballjes. Bellew e nxori Hayen nga ringu me goditjen vendimtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë theva dorën time të djathtë në raundin e dytë apo të tretë. Është ende e ënjtur, por nuk ndiej dhimbje. Po mendoj vetëm për fitore”.
Bellew, që e ka përshkruar dorën e tij të lënduar si “të madhësisë së një topi të vogël të boulingut', thotë se dëshiron të pushojë tash e të vlerësojë mundësitë.
“Ne do të ulemi dhe më duhen disa ditë për të kapërdirë atë që kam arritur, pasi nuk më duket e vërtetë tash për tash”, ka thënë Bellew... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.