Superliga e Kosovës në futboll numëron 12 skuadra, të cilat zhvillojnë 33 xhiro kampionale, apo thënë ndryshe, 198 ndeshje, për të nxjerrë në fund skuadrën kampione dhe ekipet që bien nga Superliga.
Por, si asnjëherë më parë, ky kampionat nuk do të zhvillohet në 12 stadiume, siç do të duhej, por në vetëm 9, raporton Sporti në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrita, Gjilani dhe Vllaznia e Pozheranit, që të tria do të luajnë në të njëjtin stadium, në atë të qytetit të Gjilanit, gjë që nuk ka ndodhur më herët që tri skuadra të luajnë në stadiumin e njëjtë.
Drita dhe Gjilani e kanë stadiumin e përbashkët dhe çdoherë ndeshjet si vendas i kanë zhvilluar në stadiumin e qytetit, kurse Vllaznia, për shkak se stadiumi në Pozheran nuk i plotëson kushtet, është detyruar që të zhvendoset në Gjilan.
Edhe Feronikeli dhe Prishtina do të luajnë në të njëjtin stadium, për një kohë të pacaktuar.
Stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas është shtëpia e vërtetë e “Niklit”, por për një kohë të pacaktuar, do të jetë edhe e Prishtinës, e cila në pamundësi që të luajë në stadiumin e kryeqytetit, i cili është duke u rinovuar, ndeshjet si vendas do t’i zhvillojë në Drenas, derisa stadiumi të jetë gati në kryeqytet.
Edicioni i ri në elitën e futbollit kosovar do të nisë më 19 gusht dhe pritet të jetë shumë interesant, për faktin se brenda afatit kalimtar të verës janë realizuar mbi 100 transferime nga 12 ekipet e Superligës.