Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Estonia mposht Maqedoninë, kualifikimi në duart e Kosovës

Estonia i ka dhënë shpresë Kosovës për të shkuar tutje në fazën e kualifikimeve për Botërorin “Kina 2019”, pasi e mposhti sot Maqedoninë.

Estonezët arritën të shënojnë edhe fitoren e tretë në Grupin C për të kaluar parakualifikimet si lider i grupit me tre fitore, transmeton Koha.net. Në Tallin estonezët shënuan fitore ndaj Maqedonisë me rezultat 74 – 65.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përfaqësuesja e Kosovës tani do ta kërkojë të kalojë parakualifikimet në ndeshjen e së shtunës në Prishtinë ndaj Estonisë, ndaj së cilës ka pësuar një humbje.

Vetëm fitorja ndaj Estonisë e dërgon Kosovën në ndeshjet kualifikuese për Botëror.