Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Presidenti i Southamptonit: Van Dijk nuk është në shitje

Presidenti i Southamptonit, Ralph Krueger ka theksuar se Virgil van Dijk nuk është në shitje për këtë afat kalimtar.

Mbrojtësi ka bërë kërkesë për largim, përderisa është i lidhur me një kalim te Liverpooli e Chelsea, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Virgil nuk është në shitje në këtë afat kalimtar dhe kjo nuk është asgjë personale. Nuk ka të bëjë me të, por është për një tablo të përgjithshme, shumë, shumë më të madhe – një ndryshim i kursit për Southamptonin. Ai është një lojtar në këtë ekuacion të tërë prej 25 futbollistëve dhe është i dukshëm, por për ne ka të bëjë me parimin dhe është një rrugë e deklaratë që ne duhet të bëjmë për arritur në një hapësirë të re si klub. Jemi shumë të vendosur për të kaluar këtë”, është shprehur Krueger për Press Association Sport.