Leonardo Bonucci ka thënë se Milani është një hap prapa Juventusit dhe për titull shanse të mira ka edhe Napoli për të luftuar.
Milani ka shpenzuar 200 milionë euro në transferime këtë afat kalimtar, dhe një prej tyre ishte edhe Bonucci, i cili u bashkua nga Juventusi për 40 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Juve mbetet favorit dhe Napoli ka shans të mëdha për të luftuar për titull. Siç jemi tani, ne jemi një hap prapa tyre, por nuk duhet të kufizohemi. Pas tyre i shoh si të barabarta, Milanin, Interin e Romën”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.
Ai më tutje ka thënë se transferimi i një top sulmuesi do të ndryshonte gjërat për të mirë në fazën ofansive të Milanit.