Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Afati kalimtar fut në bela lojtarët me klubet

Derisa po afrohet fundi i afatit kalimtar, talente të futbollit që vlejnë miliona euro janë duke qëndruar në pritje duke shpresuar në një largim.

Virgil van Dijk i Southamptonit, Diego Costa i Chelseat dhe Gylfi Siggurdson i Swansea Cityt, të gjithë kanë dështuar të paraqiten te punëdhënësi i tyre aktual në xhiron e parë të Premier Leagues së Anglisë dhe shpresojnë të largohen para 31 gushtit, shkruan Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë futbollisti ofensiv i Liverpoolit, Philippe Coutinho, mungoi me atë që klubi e quajti lëndim të shpinës, ndonëse ai ka dorëzuar kërkesën për transferim dhe po shikon të shtyjë transferimin e tij te Barcelona, përcjell Koha Ditore.

Po ashtu Ousmane Dembele është suspenduar nga Borussia Dortmundi, pasi mungoi në stërvitje, ndërsa po kërkon të transferohet te Barcelona.

Të pesë lojtarët janë nën kontratë, që i bie të lidhur me pranga të arta për klubet e tyre. Por, futbollistët e kohës moderne janë duke sfiduar këto lidhje, gjë që bëhet evidente gjatë afateve kalimtare....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.