Ishte rezultati 7:0 në favor të Grasshoppersit, kur sulmuesi Florian Kamberi u fut në ndeshje të Kupës. Pesë minuta më vonë 22-vjeçari që stinorin e kaluar ishte i huazuar te Karlsruhe në Bundesliga 2 të Gjermanisë nisi spektaklin, shkruan Blick.
Kamberi shënoi tre gola për pak më tepër se tre minuta, nga minuta i 59-të deri në minutën e 62-të! Sipas pamjeve të televizionit SRF, mes golit të parë dhe golit të tretë të tij ishin vetëm tre minuta e 13 sekonda, apo 193 sekonda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe gjithë këtë "hat-trick" të shpejtë, prapë nuk mjaftoi për të vendosur një rekord, përcjell Koha Ditore.
Rekordi zyrtar për "hat-trickun" më të shpejtë, sipas FIFA-s, e kishte vendosur një skocez para 53 vitesh. Sulmuesi Tommy Ross 18-vjeçar atëbotë duke luajtur për Ross Countyn kishte shënuar për 90 sekonda tre gola në ndeshjen e 28 nëntorit të vitit 1964 kundër Nairn Countyt.
Vetëm 40 vite më vonë Ross kishte pranuar këtë njohje. Sipas dëshmitarëve atëbotë, në mesin e tyre edhe referëve dhe portierit kundërshtar, "hat-tricku" është njohur nga Libri i Rekordeve të Guinessit si më i shpejti në histori.
Në ceremoninë e nderimit Ross kishte thënë se beson se rekordi i tij nuk do të thyhet...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.