Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtyrja e referit i kushton shtrenjtë Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo është suspenduar për pesë ndeshje për shkak se shtyu referin gjatë ndeshjes së parë të Superkupës së Spanjës, që Real Madridi e fitoi të dielën mbrëma në udhëtim ndaj Barcelonës.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) të hënën. Ronaldo u irritua me kartonin e kuq që mori dhe shtyu referin, përcjell Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi portugez u përjashtua në mënyrë bizare. Fillimisht mori kartonin e verdhë pasi hoqi fanellën për të festuar golin e shënuar. Kartoni i dytë i verdhë iu dha vetëm një minutë më vonë pas një simulimi. I zhgënjyer me vendimin e referit Ricardo De Burgos Bengoetxea që ta përjashtojë, Ronaldo e shtyu referin, që e futi më tepër në telashe.

RFEF-ja për shkak të kësaj e ka gjobitur Ronaldon me 3.005 euro si dhe e ka suspenduar me katër ndeshje, ndërsa një ndeshje tjetër suspendim e ka marrë automatikisht si pasojë e përjashtimit me karton të kuq...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.