Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina me pamje të re, por me problem të njëjtë

Skuadra e Prishtinës do të paraqitet me pamje tjetër në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll. Radhët i ka përforcuar me disa lojtarë, kurse disa të tjerë i ka liruar. Por të paktën për një gjë, Prishtina nuk do të dallojë aspak nga edicioni i shkuar në të cilin doli nënkampione.

Bardhekaltrit ndeshjet si vendase do t'i luajnë në stadiume të tjera e jo në stadiumin e tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu vepruan edicionin e shkuar. Stadiumi i qytetit të Prishtinës, që e ka në shfrytëzim skuadra, ende nuk është rinovuar. Nuk dihet se kur do të përfundojë rinovimi i nisur shumë kohë më parë.

Për ndeshjen e parë të edicionit 2017\2018 që e luan kundër Dritës së Gjilanit, Prishtina e ka siguruar stadiumin. Të dielën do të luajë në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas.

Për trajnerin e Prishtinës, Arsim Thaqi, lëvizja nga një qytet në tjetrin për t'i luajtur ndeshjet dhe për t'i zhvilluar stërvitjet do të jetë e lodhshme për futbollistët.....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.