Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Estonia planifikon të fitojë ndaj Maqedonisë dhe të udhëtojë e relaksuar në Prishtinë

Përfaqësuesja e Estonisë në basketboll planifikon që të mërkurën të kryejë punën për kualifikimin në raundin kryesor eliminator për botërorin e vitit 2019.

Estonia e pret Maqedoninë në Tallin nga ora 17:30, në ndeshjen që ka rëndësi të madhe edhe për Kosovën. Estonia me fitore siguron kualifikimin, ndërsa fitorja e saj eventuale do të shkonte në favor edhe të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fitorja të mërkurën, do të nënkuptonte që motivi i Estonisë për ndeshjen e së shtunës ndaj Kosovës në Prishtinë nuk do të ishte i madh. Aq më tepër, pritet që Estonia në rast të fitores ndaj Maqedonisë, në Prishtinë të vijë pa disa prej lojtarëve kryesorë.

Të paktën dy prej lojtarëve mund të lihen të lirë. Këtë të hënë për gazetën e ka bërë të ditur Aldo Maksimov përgjegjës për komunikim në Federatën e Basketbollit të Estonisë.

Estonia prin në grupin C të parakualifikimeve me dy fitore. Ka mposhtur Maqedoninë në Shkup dhe Kosovën në Tallin. Maqedonia e Kosova mbajnë pozitat dy e tre. Kanë pësuar nga Estonia, ndërsa kanë fituar në shtëpi përballjet e ndërsjella....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.