Njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë, Luka Modriq, do të udhëheqë Kroacinë në ndeshjen ndaj Kosovës, që luhet më 2 shtator në Zagreb, në kuadër të eliminatoreve për botërorin e futbollit "Rusia 2018".
Është përzgjedhësi i Kroacisë, Ante Çaçiq, që ka konfirmuar se ylli i Real Madridit do të jetë në përfaqësuese për ndeshjet e shtatorit ndaj Kosovës dhe Turqisë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKishte dilema nëse Modriq do të vazhdonte të luante për Kroacinë pasi ishte sulmuar rëndë nga një pjesë e mediave dhe opinionit në Kroaci për shkak të dëshmisë që dha gjatë një procesi gjyqësor më herët këtë verë. Por Çaçiq ka thënë se 31-vjeçari do të vazhdojë të luajë dhe do të udhëheqë Kroacinë drejt botërorit.
Ai të hënën ka shpallur listën me emrat e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet ndaj Kosovës e Turqisë. Natyrisht pjesë e saj është Modriq.....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.