Trajneri i Real Madridit ka analizuar ndeshjen e mbrëmshme.
Reali ka marrë një fitore prej 3:1 në Camp Nou në ndeshjen e parë të Super Kupës së Spanjës, përballë rivalit të përhershëm, Barcelonës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, është ndarë Zinedine Zidane, por ai nuk është pajtuar me vendimin e gjyqtarit, për ta përjashtuar Cristiano Ronaldon me kartonin e dytë të verdhë, pas simulimit për penallti, transmeton kp.
“Ishte një ndeshje të madhe nga ana jonë. Gjyqtari u mundua ta prishte disi në momentin që i tregoi kartonin e kuq Ronaldos për simulim”, ka thënë Zizou.
“Ndoshta nuk ishte penallti, por i kuqi nuk ishte i nevojshëm dhe na prishi planet. Të shohim se çfarë mund të ndodhë të mërkurën por dua të them që jam shumë krenar për futbollistët e mi”.
“Edhe pse luajtëm me 10 lojtarë për disa minuta ata besuan te fitorja deri në fund”, përfundoi ai.