Liridon Mulaj ka shënuar shtatë prej 21 golave të skuadrës Neuchatel Xamax. Skuadra që bënë gara në Kategorinë e Dytë të Zvicrës, Xamax, të shtunën mposhti skuadrën e kategorisë së fundit të Zvicrës (9), Union-Sportive Montfaucon me rezultatin e thellë 21:0, në kuadër të raundit të parë të Kupës së Zvicrës në futboll. Fitorja e Xamaxit është edhe rekorde sa i takon futbollit zviceran.
Rekordi për fitoren më të thellë ishte arritur 70 vjet më parë, në vitin 1947, kur skuadra NLA-Klub Grenchen e kishte mposhtur me shifrat 18:0 skuadrën e Tavannes. Por ai rekord u shfuqizua të shtunën nga Xamaxi dhe Mulaj dha kontributin e tij të madh, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori ofensiv i lindur në Deçan, golat i shënoi në minutat 17, 25, 34, 38, 64, 71 dhe 86. Një gol e shënoi edhe sulmuesi tjetër kosovar, Samir Ramizi (35'). Si Mulaj ashtu edhe Ramizi kontribuuan edhe me nga tri asistime.
Në futbollin e Zvicrës numri i lojtarëve shqiptarë është duke u rritur vazhdimisht. Një dëshmi për këtë është edhe numri i madh i golave që futbollistët shqiptarë realizuan në ndeshjet e rrethit të parë të Kupës, të luajtura të shtunën e të dielën.
Futbollisti 18-vjeçar, Mulaj, ndjehet i lumtur që i ka ndihmuar ekipit të tij të shënojë një rekord të ri në futbollin e Zvicrës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.