Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dolberg e Kaliniq drejt Milanit

Sulmuesi i Ajaxit, Kasper Dolberg ritkhehet në radarin e Milanit, në rast se kompletohet transferimi i sumuesit të Fiorentinës, Nikola Kaliniq, raporton Tuttosport.

Rossonerët po kërkojnë një sulmues të nivelit të lartë, dhe në top treshe janë Kaliniq, Belotti e Aubameyang, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përderisa Dortmundi e Torino po kërkojnë mbi 80 milionë euro për sulmuesit e tyre, Fiorentina për Kaliniqin kërkon vetëm 30 milionë euro.

Tuttosport raporton se Milani do ta kërkojë edhe një sulmues nëse kompleton transferimin e Kaliniqit, dhe ai është Dolberg.

19 vjeçari danez sezonin e kaluar pati një formë të jashtëzakonshme duke shënuar 23 gola në 48 paraqitje për Ajaxin.