Ueb faqja që ekskluzivisht sjell më të rejat nga futbollit holandez, Football Oranje ka përzgjedhur Milot Rashicën në mesin e 50 yjeve që duhet të shikohet në sezonin e ri në Eredivisie.
“Skautët e Vitesses e kishin parë talentin e adoleshentit në Superligën e Kosovës, dhe që nga atëherë, 21 vjeçari ka pasur dy sezone shumë frytdhënëse në Holandë. Në sezonin 2015/16 anësori u paraqit në skenë me tetë gola në 31 paraqitje në Eredivisie. Në atë kohë Rashica ishte kritikuar për mungesën e shërbimeve ndaj sulmuesve, në vend të së cilës kërkonte vet golin”, shkruar Football Oranje, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, kjo ndryshoi në sezonin e kaluar, që solli një ofrues të rrjedhshëm. Totali prej 3 asisteve në sezonin e parë, u rrit në 10, por golat e tij u ulën për dy në sezonin që lamë pas. Megjithatë, Rashica shtoi dy gola të tjerë në gjashtë ndeshje të Kupës, që e drejtori Vitessen drejt triumfit të parë historik të Kupës.
Kurse në fazën kombëtare, Rashica u zhvillua me të rinjtë e Shqipërisë, por me vetëm dy paraqitje për ekipin e parë vendosi që me krenari ta përfaqësojë kombin më të ri në futboll, Kosovën, për të cilën deri më tani ka gjashtë paraqitje.
Stili i Lojës
Rashica është një anësor i vërtetë. Ai qëndron në anën e djathtë dhe i pëlqen të mposhtë kundërshtarët me driblimet dhe aftësitë e tij para se të sigurojë për sulmuesit topa lundrues në zonën e rreptësisë, ose më shpesh, topa të ulët.
Sulmuesi i ri Tim Matavz po lëpin buzët për shkak se po luan me Rashicën. Saktësia e anësorit, pasimet kyçe dhe suksesi me sulmuesi Ricky van Wolfswinkel sezonin e kaluar do ta emocionojë ish-lojtarin e PSV-së. Kosovari ende nuk është testuar në krahun e majtë, dhe kjo le të vazhdojë duke pasur parasysh përmirësimin e tij në topin përfundimtar.
Çfarë të pritet nga Rashica në këtë sezon
Një sezon mbresëlënës me Vitessen që të përfundojë lartë në tabelë, dhe disa meçe emocionuese në fazën e grupeve në Ligën e Evropës mund ta shohim Rashicën në radarin e klubeve nga mesi e lartë të klubeve Evropiane në top pesë ligat.
Italia tashmë është përmendur si një destinacion i mundshëm, por së pari lojtari i Vitesses duhet ta mbajë vendin e titullarit që mund të jetë një sezon vendimtar e historik për klubin.