Sport

Reali kërkon Porron

Mbrojtësi i krahut të majtë, Pedro Porro ka gjasa të mëdha të largohet nga skuadra e Tottenhamit këtë verë. “Marca” raporton të hënën se spanjolli mund të transferohet te Real Madridi, ekip që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

23-vjeçari po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen te Reali dhe ekipi spanjoll ka bërë gati një ofertë mbi 50 milionë euro për kartonin e tij.

Porro në fillim të këtij viti u huazua te Tottenhami nga Sportingu i Lisbonës dhe ekipi anglez ka opsionin e blerjes së tij për 45 milionë euro.

Në 14 ndeshje të luajtura deri më tani në Premier League, Porro ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 6 herë, ndërsa me Sportingun ka kontratë deri në vitin 2025. Ai karrierë ka bërë edhe te Manchester City, Real Valladolidi e Girona, ndërsa me Spanjën ka 2 ndeshje të luajtura.