Mundo Deportivo raporton se Barcelona e ka informuar Paulo Dybalan se nuk ka më interesim për të pasi ylli i Juventusit është “i papërshtatshëm” me Leo Messin.
Dybala ishte një nga synimet e Barcelonës për ta zëvendësuar Neymarin, i cili u bashkua me PSG-në këtë afat kalimtar, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërkundër interesimit për të, Juventusi kishte konfirmuar se Dybala nuk është në shitje, madje së fundmi i është dhënë edhe numri dhjetë, të cilin e kishin bartur shumë legjenda të klubit italian.
Mediat spanjolle e kanë lidhur Dybalan me një kalim në Camp Nou për një çmim prej 150 milionë eurove.
Por, sipas Mundo Deportivos drejtorët e Barcelonës sot kanë kontaktuar me Dybalan për t’ia konfirmuar se më nuk ka interesim për të.
Dybala ka luajtur përkrah Messit në kombëtaren argjentinase, në të cilën nuk ka pasur ndonjë problem taktik për ta.