Kampioni i Premier Ligës, Chelsea e ka nisur me humbje sezonin 2017/18.
Skuadra e Antonio Contes u mposht në shtëpi nga Burnley, që mori pikët e plota duke fituar 2 me 3, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChelsea nuk e përfundoi lojën me ekipin e plotë, pasi dy lojtarë të saj u përjashtuan. Së pari Cahill u ndëshkua me karton direkt të kuq në minutën e 14, dhe në minutën e 81 Fabregas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Dilemën e fituesit mysafirët e zgjidhën në pjesën e parë duke arritur ta dërgojnë topin tre herë brenda portës së Courtoisit.
Vokes shënoi dy herë, kurse një gol tjetër e shënoi Ward.
Kurse golat për vendasit i shënuan Alvaro Morata e David Luiz, në pjesën e dytë.