Sport

Në Leverkusen presin më shumë nga Mehmedi

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Heiko Herrlich, është i kënaqur me paraqitjet e sulmuesit Admir Mehmedi në ndeshjet përgatitore për edicionin 2017\2018.

Por, Herrlich ka theksuar se Mehmedi mund të japë edhe më shumë nga vetja. "Nuk isha i lumtur me paraqitjet e tij në fillim. Tani ai është duke shënuar gola, por ende ka vend për përmirësime. Ai mund të bëjë shumë më tepër", ka thënë Herrlich të premten për "Kicker".

Edhe Mehmedi 26-vjeçar është i lumtur që ka mbështetjen e trajnerit.

"Ndihem mirë që kam mbështetjen e trajnerit. Kjo për mua ka qenë gjithmonë e rëndësishme në karrierë. Unë dua të punoj më shumë për të gjetur formën time që kisha para kampionatit botëror të vitit 2016", ka thënë Mehmedi.

Interesim për sulmuesin e përfaqësueses së Zvicrës gjatë kësaj vere kanë shprehur skuadra franceze Nice dhe ajo e Italisë, Genoa.

Por, Leverkuseni nuk pranoi asnjërën prej dy ofertave që pati për Mehmedin me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2019.