Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pohuar se verën e ardhshme do të shpenzojë më pak para në tregun e transferimeve.
Që prej emërimit të tij si menaxher i “Qytetarëve”, Guardiola ka shpenzuar gati 400 milionë funte në transferime ndërsa këtë verë shpenzoi 210 milionë funte në transferimin e pesë lojtarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kishim njërin prej ekipeve më të vjetra në Premier Ligë dhe vendosëm që t’i japim energji ekipit për pesë apo gjashtë vjetët e ardhshme”, ka thënë Guardiola në konferencën për media.
“Kemi shpenzuar, ashtu siç kanë shpenzuar gjitha ekipet. Do të shohim se çfarë ndodhë në treg deri në fund të gushtit. Shpresoj që të jem këtu sezonin e ardhshëm dhe të mos shpenzojmë ashtu siç kemi bërë sivjet”.