Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova pritet të heqë dorë nga e drejta për të organizuar turneun kualifikues

Kosova e ka fituar të drejtën të organizojë turneun e grupit të katërt të eliminatoreve evropiane për botërorin e hendbollit (meshkujt) që mbahet në vitin 2019. E drejta për të organizuar turneun është vendosur me short, ndërsa Kosova ka të drejtën e parë, para Portugalisë, Polonisë dhe Qipros.

Turneu do të organizohet prej 12 deri më 14 janar të vitit të ardhshëm, por ai nuk pritet të mbahet në Kosovë, ndonëse shorti ia ka dhënë këtë të drejtë Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

FHK-ja nuk ka vlerësim përfundimtar për këtë çështje, por pritet që të drejtën për të organizuar turneun t'ia bartë Portugalisë, që sipas shortit e ka këtë të drejtë pas Kosovës. Në FHK vlerësojnë se kostoja financiare për të organizuar turneun është shumë e lartë, ndërsa janë të vetëdijshëm se për muajin janar e kanë të vështirë të gjejnë palestër të denjë në Kosovë që plotëson kushtet për të organizuar ndeshje ndërkombëtare të nivelit të lartë.

(gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.