Kur çiklistët e shteteve të ndryshme të Evropës kishin përfunduar gati gjysmën e garës prej 160.8 kilometrash në Kampionatin Evropian për grupmoshën U-23, çiklisti i Kosovës, Luan Haliti, u paraqit në vendin ku është dashur të niste garimin.
Ai u paraqit me vonesë dhe për shkak të vonesës e humbi të drejtën e garimit në Kampionatin Evropian U-23 të mbajtur nga 2 deri më 6 gusht në Herning të Danimarkës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGara në distancën 160.8 kilometra, ku duhej të paraqitej edhe çiklisti Haliti, u zhvillua më 5 gusht. Nga Federata e Çiklizmit e Kosovës (FÇK) nuk kanë njoftuar se çka i ka ndodhur çiklistit kosovar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.