Sport

Liverpooli refuzon edhe një ofertë për Coutinhon

Liverpooli raportohet se ka refuzuar edhe një ofertë të Barcelonës për Philippe Coutinhon.

Sipas burimeve të SkySports, oferta e fundit e Barcelonës ishte 85 milionë euro, plus 15 milionë euro tjera përmes bonuseeve.

Kjo ofertë, megjithatë është refuzuar menjëherë.

Liverpooli ka ripërsëritur qëndrimin se Coutinho nuk është në shitje dhe nuk do të konsiderojnë fare ofertat.