Sport

Greenberg: Estonia e saktë për tre pikë, shpresoj në fitore ndaj Maqedonisë

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Brad Greenberg, ka thënë se Estonia e ka merituar fitoren në ndeshjen përballë përfaqësueses kosovare.

Pas ndeshjes e cila përfundoi me rezultat 76 me 50, Greenberg ka theksuar se estonezët ishin shumë të saktë në fitore dhe se dëshmuan që ishin skuadër më e fortë.

“Estonisë ia uroj fitoren. Ata e dëshmuan që janë skuadër e fortë. Kane luajtur mirë në mbrojtje, ndërsa në sulm e kanë pasur natën e tyre. Ishin shumë të saktë në gjuajtjet për tri pikë. Thjesht e merituan të fitojnë pas kësaj paraqitjeje që e patën. Unë shpresoj të rikuperoheni dhe do të fitojmë ndaj Maqedonisë. Tani jemi të fokusuar te ky duel”, ka thënë Greenberg.