Futbollisti i Ipswichit, David McGoldric, ka thurur disa lëvdata për yllin e ri të skuadrës, Bersant Celina, menjëherë pas ndeshjes së parë të zhvilluar bashkë.
20-vjeçari Celina asistoi në golin e parë të McGoldrickut në fitoren 2 me 0 ndaj Lutonit në kuadër të EFL Cup.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas takimit, McGoldrick ka lavdëruar Celinën duke thënë se ai është futbollist i mençur dhe se është përshtatur mirë në skuadër.
“Mua dhe Bersantit na u tha që do të luajmë bashkë përpara dhe jemi duke punuar shumë. Ai është futbollist i mençur. Atij i pëlqen të hyjë thellë, por e di se ai ka më shumë stil mesfushori, andaj i lash më shumë hapësirë që të shihet kualiteti i tij dhe më dha topin për golin e parë. Na ka munguar kjo gjë në sezonet e fundit, andaj ai është shtesë e mrekullueshme për skuadrën tonë”, ka thënë McGoldrick, për "eadt".
Celina sivjet u huazua nga Manchester City te Ipswichi në Championship. Sezonin e fundit ai e kaloi në Twente po ashtu në formë huazimi.