Philadelphia 76ers regjistroi fitoren e gjashtë rresht kur e mposhti rivalin e plejofit, Cleveland Cavaliers, 118:109.
Joel Embiid realizoi 38 pikë dhe Philadelphia e forcoi vendin e tretë në Konferencën e Lindjes, ndërsa Cavaliers mbetet në pozitën e katërt.
Në duelet tjera, Boston Celtics fitoi ndaj Minnesota Timberwolves, 104:102.
Stephen Curry realizoi 50 pikë për herën e dytë në këtë sezon, por Golden State Warriors humbi nga Los Angeles Clippers, 134:126.
Kampioni në fuqi i ligës NBA është duke luftuar për të zënë vend në plejofin e Konferencës së Perëndimit.
Aktualisht është në pozitën e pestë.
Miami Heat me lehtësi fitoi ndaj Memphis Grizzlies, që është në vendin e tretë në Perëndim. Miami fitoi me rezultatin 138:119.
Grizzlies ishte pa Ja Morantin i cili është suspenduar me tetë ndeshje pas videos së publikuar, ku u pa me armë në një klub nate.
Los Angeles Lakersi u mposht nga Houston Rockets, 114:110.
Te kalifornianët nuk luajtën LeBron James dhe Anthony Davies, që janë të lënduar.