Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi e Ibra në bisedime për marrëveshje të re

Manchester Unitedi raportohet se ka nisur bisedimet me Zlatan Ibrahimoviqin për një marrëveshje të re.

35-vjeçari shënoi 28 gola në 46 ndeshje në sezonin debutues, para se të pësonte dëmtim në ligament për të humbur fundin e sezonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ibrës nuk iu ofrua një zgjatje e kontratës, duke lënë të hapur kalimin në ndonjë ligë tjetër. Megjithatë, muajin e shkuar trajneri Jose Mourinho deklaroi se ka gjasa që ish-reprezentuesi suedez të rikthehet në Old Trafford.

Tani gazetari i njohur Gianluca Di Marzio ka thënë se palët janë në bisedime.

“Manchester Unitedi po punon që ta kthejë Zlatan Ibrahimoviqin. Bisedimet janë duke vazhduar”, ka shkruar ai në Twitter.

Sivjet Mourinho shpenzoi 75 milionë funte për blerjen e sulmuesit Romelu Lukaku nga Evertoni.