Wesley Sneijder është futbollist i skuadrës franceze Nice, ku kaloi si lojtar i lirë pas largimit nga Galatasaray. Holandezi ka pasur një karrierë me shkëlqim.
Arriti majat e futbollit me Real Madridin dhe me Interin, me të cilën skuadër e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2010. Ai konsiderohej një nga futbollistët më të mirë në planet atëbotë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Independent.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor ajo kohë ishte e shkurtër. Sneijder është njëri prej shumë futbollistëve që kanë prekur kulmin, por që në nivelin më të lartë nuk kanë qëndruar shumë gjatë. Më poshtë do të paraqesim disa prej tyre.
Wesley Sneijder - vitet e arta: 2008 - 2010
Në verën e vitit 2009, Real Madridi shpenzoi një shumë të madhe të të hollave për të afruar lojtarë të mëdhenj. Në anën tjetër, Jose Mourinho mundohej ta përforcojë Interin pasi që kishte fituar "Scudetton" në edicionin e të parë në klubin nga Milano.
Ai transferoi Sneijderin për 15 milionë euro dhe i dha skuadrës atë që kishte nevojë. Sneijder ishte i dobishëm te Interi gjatë ndeshjeve kundër Chelseat, Barcelonës dhe në finale ndaj Bayernit...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.