Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Udinese nuk heq dorë nga Behrami

Mesfushori kosovar Valon Behrami është i pari në listën e futbollistëve të kërkuar nga skuadra elitare e Italisë, Udinese. Kështu kanë raportuar mediumet në Itali.

“Behrami është i pari në listën e lojtarëve që dëshiron ta transferojë Udinese. Ka pasur edhe disa bisedime me ish-lojtarin e Napolit, i cili ka përvojë të madhe në fushë dhe jashtë saj”, shkruan "tuttoudinese.it", përcjell Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Behrami 32-vjeçar nuk është në planet e trajnerit të skuadrës angleze Watford për edicionin e ri, 2017/2018. Është lënë i lirë të kalojë në ndonjë klub tjetër ndonëse ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Interesim për reprezentuesin e Zvicrës ka shprehur edhe skuadra e Sionit. Më herët Behrami ka luajtur edhe për Hamburgun, Napolin, Fiorentinën, Lazion, West Ham Unitedin, Genoan, Veronan dhe Luganon.