Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani interesohet për sulmuesin italian

Klubi i Milanit pritet të vazhdojë me përforcimin e ekipit dhe së fundmi është duke menduar për fazën e sulmit.

Me largimin e mundshëm të Carlos Baccas kuqezinjtë kanë shprehur interesim për sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rossonerët janë në kërkim të një sulmuesi dhe kanë afat deri të premten që të bëjnë një ofertë për Immobilen.

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Diego Costa janë opsione më të mëdha për Milanin, por SportMediaset raporton se kjo dyshe është lënë anash për transferimin e Immobiles.

Immobile do t’i kushtonte më lirë Milanit dhe është treguar një golashënues i mirë në Serie A.