Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valverde i paqartë në zëvendësimin e Neymarit

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është treguar i paqartë nëse do të ketë aktivitete gjatë ditëve të mbetura të afatit të verës për transferime.

Ekipi i Valverdes mposhti Chapecoensen me rezultat 5 me 0 të hënën, dhe pas largimit të Neymarit në drejtim të PSG-së për një shumë rekorde, klubit spanjoll i duhen përforcime për të mbushur zbrazëtinë e lënë nga braziliani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ai ishte lojtar i rëndësishëm për Barçën, por nuk është më këtu dhe duhet të shikojmë përpara”, ka thënë Valverde.

“Nuk jam i interesuar që të shikoj prapa. Duhet të shikojmë lojtarët që kemi dhe të zgjidhim problemet që mund të krijohen për të fituar ndeshjet”, ka shtuar ai.

“Për momentin unë kam disa lojtarë që janë duke luajtur mirë. Duhet të shohim për zhvillimet tjera. E njohim këtë klub, si çdo klub tjetër, lëviz në bazë të tregut. Unë jam i fokusuar në atë që posedoj, varet për pjesën tjetër”.