Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy vjet stërvitje për një sfidë finale prej 21 miljeve

Antonio Arguelles 58-vjeçar u zgjua para lindjes së diellit duke shpresuar për fat të mirë. Ai arriti në Donaghadee të Irlandës së Veriut nga Mexico City disa javë më parë për t'u përgatitur për të notuar 21 milje (33.8 km) të akullta e të stuhishme të Kanalit Verior mes Irlandës së Veriut dhe Skocisë.

Ai ka kaluar më herët gjashtë nga shtatë kalimet e rënda të kanaleve që përbëjnë “Oceans Seven”, notime në ujëra të hapura këto, që përbëjnë si ngjitjen e shtatë majave më të larta në alpinizëm, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Nëse moti bashkëpunon ai do të ketë rastin të kompletojë kalimin e Kanalit Verior dhe të bëhet latino-amerikani i parë që e bën këtë, personi i shtatë ndonjëherë dhe po ashtu më i vjetri që kompleton “Oceans Seven”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo, natyra dukej se kishte plane të tjera. Arguelles rikujton atë mëngjes më vonë gjatë një interviste nëpërmjet telefonit. Derisa pinte kafe dhe shikonte horizontin, ai shihte vetëm re të zeza që po mblidheshin duke shpërndarë një shi veror në detin e hirtë-gjelbër.

Për të përfunduar kalimin zyrtar të Kanalit Verior, një notar duhet të angazhojë një varkë dhe një mbikëqyrës zyrtar, apo refer nga Federata Irlandeze e Notit të Distancave të Gjata.

Pasi që popullariteti i notit në ujëra të hapur është rritur, rezervimi i zyrtarit dhe i varkave nuk ishte e lehtë. Arguelles kishte rezervuar vendin e tij gati tre vjet më parë, dhe i ishte dhënë një dritare njëjavëshe nga 28 korriku deri më 4 gusht, për të tentuar, me shpresë se moti do të ishte i mirë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.