Ylli italian, Marco Verratti pakonfirmuar se “kishte diçka” rreth transferimit të tij te Barcelona, por insiston se ka vendosur që të qëndrojë te Paris Saint-Germaini, madje edhe para transferimit të Neymarit.
Mesfushori i talentuar ishte i lidhur me një kalim te Barcelona gjatë këtij afati kalimtar, por gjiganti katalunas dështoi të arrijë marrëveshje me PSG-në, që më vonë ia mori Neymarin për 222 milionë euro, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Barcelona? Kishte diçka, por ishte kohë më parë. Nuk kemi pasur negociata të tjera. Kam vendosur të vazhdojë këtë rrugëtim dhe jam i lumtur për këtë. A më ndryshoi Neymari mendimin? Këtë e kam vendosur kohë më parë. Asnjëherë nuk e kam ditur se Neymari do të vinte këtu”, ka thënë Verratti për Sky Sports Italia.