Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli mposht Arsenalin, rrëmben vendin e tretë

Derbi i javës së 27-të në Premier Ligë ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit i ka takuar skuadrës së Jurgen Kloppit.

Firmino e Mane shënuan për epërsinë prej 2 me 0 në pjesën e parë për Liverpoolin, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e dytë Arsenalu arriti të ngushtojë epërsinë në 2 me 1 përmes sulmuesit anglez Welbeck.

Por, në minutën e 90+1 holandezi Wijnaldum i dha fund dilemës së fituesit.

Me këtë fitore Liverpooli merr vendin e tretë në tabelë me 52 pikë, kurse Arsenali tani në vendin e pestë ka 50 pikë.