Ke lexuar mjaftueshëm storie të tilla. Dhe si ecin ato. Një sportist i klasit botëror, i goditur nga një tragjedi personale, gjen ngushëllimin duke u kthyer për të luajtur. Sporti është një ikje. Sporti është shpërqendrim. Sporti është mënyrë për të ecur para.
Mirëpo, nuk është kështu edhe në rastin e tenistit Steve Johnson. Johnson luan tenis profesionist, ndoshta sportin e madh më vetmitar, një sport ku kalon me orë i kyçur në kokën tënde, shkruan Washington Post.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe ai luan për shkak të babait të tij, një trajner prej shumë kohësh në Kaliforninë Jugore që ia kishte prezantuar lojën kur ai vetëm sa kishte nisur të ecte, që ka qenë pjesë e çdo lëvizjeje në karrierën e tij, përcjell Koha Ditore.
Babai Steve Johnson Sr. ndërroi jetë papritmas këtë pranverë në moshën 58-vjeçare, dhe kur i biri i tij u kthye në arenë disa javë më vonë, nuk ishte një ikje. Në disa momente, ishte e kundërta.
"Po të kishte qenë doktor apo ndonjë gjë tjetër, ndoshta tenisi im do të kishte qenë një ikje apo shpërqendrim", thotë Johnson 27-vjeçar, derisa përgatitej për të marrë pjesë në turneun City Open në Washington. Por ai kalon ditët e javës i rrethuar nga njerëzit që i njihte babai i tij, në arenat që i vizitonte babai i tij, duke u marrë me një gjë që babai ia mësoi... (Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.