Mohammed Ismail është plot adrenalinë.
Me një mbrojtës rival para portës, ai kalon nga krahu i majtë, duke shmangur gropëzat në fushën e baltosur, shkruan NYT. Godet topin me të jashtmen e këpucëve, që babai i tij ia kishte blerë dhe befasoi portierin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsmail, 24-vjeçar, është një refugjat rohingya i gjeneratës së dytë, i lindur në kampin Cox's Bazar në jug të Bangladeshit, pasi prindërit e tij kishin ikur nga dhuna në vendlindjen e tyre Myanmar, përcjell Koha Ditore. Për Ismailin ky ishte momenti i kënaqësisë, i ikjes nga realiteti i dhimbshëm.
"Kur luaj futboll trishtimi dhe zemërimi largohet. Por pasi e përfundoj më kthehet", thotë ai.
Fusha e futbollit gjendet në një rrafshinë nga e cila e sheh kampin e refugjatëve Kutupalong. Sirenat e veturave dëgjohen nga rruga në afërsi.
Rohingya, është një grup etnik mysliman dhe anëtarët e këtij grupi nuk njihen si shtetas në vendlindjen e tyre Myanmar, ndonëse kanë jetuar me qindra vjet atje. Ata kanë përjetuar persekutime periodike nga duart e forcave të armatosura të Myanmarit dhe popullatës shumicë budiste, shumica e të cilëve i shohin ata si emigrantë ilegalë që duhet të kthehen në shtëpi, në Bangladesh... (Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.