Marco Reus ka pësuar lëndim në përballjen e sotme ndaj Leverkusenit dhe pritet të mungojë në ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve ndaj Benficas.
Drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc ka konfirmuar se Reus sipas të gjitha gjasave ka këputur muskujt, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është ndoshta këputje e muskujve”, ka thënë Zorc për reporterët, raporton Goal.
“Ky është një lajm i trishtueshëm, ai ka luajtur për disa javë në nivel të lartë. Është një humbje shumë e madhe për ne, që definitivisht e zbeh këtë fitore”, është shprehur trajneri i Dortmundit, Thomas Tuchel.
Dortmundi kishte humbur takimin e parë me 1-0, dhe duhet të fitojë me dy gola epërsi për të shkuar tutje.