Suothamptoni më parë do t’ia shiste Virgil van Dijkun kampionit anglez, se sa Liverpoolit, raporton The Sun.
Tabloidi britanik shkruan se ai po kërkohet me ngulm nga të dyja klubet, por “Shenjtorët” nuk duan që të arrijnë marrëveshje me Liverpoolin, për shkak se klubi nga Anfield Road kishte bërë një qasje të paligjshme për transferimin e holandezit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër një gjë të tillë Liverpooli kishte kërkuar falje publike, ndërsa ende nuk është dorëzuar për transferimin e Van Dijkut.
Van Dijk i ka bërë të ditur Southamptonit se dëshiron largimin, dhe nuk është duke luajtur për klubin e tij në ndeshjet parasezonale. Raportohet se lojtari dëshiron transferimin në Anfield Road.