Ekipit të femrave të Shteteve të Bashkuara në stafetën 4x400 metra, i është dhënë medalja e artë për Kampionati Botëror të Atletikës në vitin 2013, pasi ekipi fitues i Rusisë ishte diskualifikuar për shkak të skandalit të dopingut.
Ceremonia, ku u ekzekutua himni amerikan, u mbajt dje, para fillimit të Kampionatit Botëror të Atletikës, në Stadiumin Olimpik të Londrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipi amerikan përbëhej nga atletet, Jessica Beard, Natasha Hastins, Ashley Spencer dhe Francena McCorory.
Rrjedhimisht, ekipi i Britanisë e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Franca të bronztën.