Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqiptarët shpresojnë të ngrenë flamurin Kuqezi në Evropianin e Atletikës në Beograd

Atletët shqiptarë, Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega do të zbresin sërish në pistën e Kombank Arena të Beogradit ku po zhvillohet Evropiani i Atletikës në salla të mbyllura.

Si Smajlaj, ashtu edhe Gega mundën të kualifikohen për në finale në garat e tyre respektive; në kërcim së gjati dhe në atë të 1500 m për femra, raporton TopChannel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës Gjergji Ruli, pritshmëritë për rezultat pozitiv janë të mëdha, sidomos për Smajlajn, ndërkohë që Gega në disiplinën e saj pati një konkurrencë më të fortë.

“Gjendja e atletëve është shumë e mirë. Them se Izmiri (Smajlaj) do të jetë në top listë, në podiumin e 3 më të mirëve. Ndërsa Luiza Gega ka një sprovë të madhe. Ajo duhet të mbledhë të gjitha forcat në finale për të kapur një vend nderi”, thotë Ruli.

Izmir Smajlaj do të garojë në disiplinën e kërcimit në orën 19:30, ndërkohë që Gega do të zhvillojë garën e saj 15 minuta më vonë.