Pas Shkëndijës, edhe skuadra e Skënderbeut vazhdon ëndrrën e skuadrave shqiptare në Evropë.
Skuadra korçare sot ka eliminuar në Elbasan Arena skuadrën çeke Mlada Boleslavin pas ekzekutimit të penaltive, raporton Koha.net.
Ndeshja pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve përfundoi me rezultat 2 me 1, ashtu siç ishte edhe në ndeshjen e parë në Çeki.
Mysafirët e nisën më mirë këtë përballje duke kaluar në epërsi në minutën e 18 përmes Janosit, por Skënderbeu nuk u dorëzua dhe arriti të përmbysë rezultatin në pjesën e dytë.
Ishin Lilaj e Plaku që shënuan për t’i siguruar vazhdimet Skënderbeut, që u tregua më efikas se kundërshtari në ekzekutimin e penaltive.
Një meritë të madhe për këtë kualifikim e pati edhe portieri Orges Shehu, i cili priti një penalti, ndërsa një tjetër mysafirët e dërguan në shtyllën horizontale.