Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mings: E dija se Ibrahimoviq do të ma kthente

Futbollisti i Bournemouthit, Tyrone Mings pas takimit ka thënë se e dinte se Zlatan Ibrahimoviq do t’ia kthente goditjen, pasi incidentit të parë kur ky i shkeli kokën suedezit, për të cilin insiston se ishte aksidentale.

Mbrojtësi kishte disa përplasje me sulmuesin e Manchester Unitedit gjatë barazimit prej 1 me 1 në Old Trafford, transmeton Koha.net. Ibrahimoviq më pas e kishte hedhur një herë në tokë Mingsin dhe një herë e kishte e goditur me bërryl.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përkundër këtyre dueleve të dy prej tyre mbetën në fushë, por ishte Andrew Surman ai që u ndëshkua me të kuq pasi e shtyu Ibrahimoviqin.

“Jo, nuk e mendova të qëndroj mbi kokën e tij. Asnjëherë nuk do ta bëja atë, ajo nuk është në lojën time. Fuqishëm dhe fer është ajo si dëshiroj të ndërhyj, por pa top dhe gjërat e tilla nuk janë në lojën time. Ai është kush është, ai është një lojtar i mirë, fizik, dhe kjo është qka kishim gjatë gjithë ditës. Ishte një duel, ndoshta ishte një bërryl, nuk e kam parë veq e kam ndier. E kam ndjerë se ai do të ma kthente në pjesën e mbetur të ndeshjes. Ai është një djalë fizik dhe ishte test shumë i mirë”, është shprehur Mings për Sky Sports.