Përfaqësuesi i Neymarit, Wagner Ribeiro, ka konfirmuar se Paris Saint-Germaini do të paguajë klauzolën prej 222 milionë eurosh për transferimin e yllit të Barcelonës.
Braziliani sot është përshëndetur me bashkëlojtarët dhe klubi katalonas ka konfirmuar se ai ka kërkuar largimin, ndërsa për shitjen e tij Barça kërkon 222 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani, Ribeiro një përfaqësues i Neymarit, ka konfirmuar se klubi parisien do të paguajë klauzolën dhe Neymari do të prezantohet si futbollist i PSG-së këtë javë.
“PSG do të paguajë klauzolën e Neymarit dhe ai do të prezantohet në Paris këtë javë”, ka thënë ai.
SkySports raporton se Neymari është nisur me aeroplan privat për të përfunduar procedurat lidhur me transferimin e tij në Francë.