Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Griezmann caku kryesor i Barçës, pas largimit të Neymarit

Antoine Griezmann raportohet se është caku kryesor i Barcelonës këtë verë, sapo që Neymari do të kalojë te PSG-ja në një transferim rekord.

Sipas “AS”, Barcelona me 222 milionët e fituar nga shitja e Neymarit dëshiron të transferojë superyllin e Atletico Madridit, që së fundmi nënshkroi kontratë të re me klubin nga Madridi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Francezi ishte afër t’i bashkohej Manchester Unitedit më herët gjatë verës, por bisedimet u refuzuan pas dënimit që nuk e lejon Atleticon të bëjë transferime.