Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dështon tentativa për thyerjen e rekordin botëror në zhytje pa frymë

Garuesi në disiplinën e zhytjes pa frymë, Jorgos Panagiotakis, dështoi të mërkurën në tentimin për thyerjen e rekordin botëror, meqë distanca të cilën e përshkoi ishte 214 metra, shumë më pak nga 300 metrat e nevojshëm për një rekord të ri.

Në një prononcim për AA, Panagiotakis tha se kishte ardhur në Beograd të Serbisë të thyej rekordin e vendosur nga vetë ai, për të shtuar se dështimi me siguri ka të bëjë me gjendjen momentale psikologjike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Vërtëtë jam shumë i kënaqur nga organizimi pasi kushtet ishin të shkëlqyera. Do të organizoj një tentativë tjetër në Beograd, me siguri pas disa muajsh", tha ai pas tentativës së pasuksesshme në pishinën e mbyllur "Millan Gale Mushkatiroviq" në Beograd.

Referi Petar Bojoviq tha se zhytja pa frymë është një sport sfidues.

“Ky sport kërkon përgatitje të veçantë psiqike dhe fizike. Kjo është një disiplinë komplekse sepse kërkohet që pishina të përshkohet gjashtë herë, plus të bëhet edhe një kthim tjetër, sepse ai deshi që distancën e rekordit ta zgjasë edhe për disa metra”, tha Bojoviç.

Rekordin botëror Panagiotakis e vendosi vitin e kaluar.