Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gael Angoula: Jeta gjatë gjashtë kapitujve

Me përfundimin e çdo stinori, shumë futbollistë dalin në pension. Edhe këtë vit pati raste të tilla. Disa prej tyre ishin Philipp Lahm, Xabi Alonso, Martin Demichelis, Frank Lampard, Francesco Totti dhe Gael Angoula. Po e lexuat mirë, Gael Angoula.

Përderisa ish-mbrojtësi, i cili ka luajtur për Nimesin, Angersin dhe Bastian mund të mos ketë pasur karrierë të bujshme si lojtarët e tjerë, tregimi i jetës së tij është i jashtëzakonshëm, shkruan “fifa.com”, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte tajboksier në rini, më pas u fut në burg në vitin 2003 përpara se të fillonte karrierën si futbollist. Ai debutoi në ligën franceze në vitin 2012. Pasi që paralajmëroi tërheqjen nga futbolli në maj të vitit 2017, ai mori vendim që të vazhdojë karrierën si refer futbolli, që paraqet kapitullin e gjashtë në jetën e tij.

1. Tajboksier

I lindur në Le Havre më 1982, Angoula u rrit në një lagje të varfër. Edhe pse ai e pëlqente futbollin dhe luante nganjëherë, ai filloi karrierën e tij si tajbokser.

“Duhej të dorëzohesha, sepse pata lënduar këmbën. Në fillim nuk kisha dëshirë të bëhem futbollist profesionist edhe pse gjithmonë e desha sportin. Kam luajtur futboll në rrugë me shokë nga lagjja, por dikur më vonë vendosa të merresha me futboll”, tha ai për “fifa.com”.

2. Prapa grilave

Iu desh të kalonte një kohë në burg përpara se Angoula, që vjen nga Kameruni, të merrte kontrollin e jetës së tij.

“Ishte një kohë ku ndikohesha shumë lehtë. `E preka fundin' u përgjigj ai kur u pyet për arsyen e burgosjes'. Unë dua të flas për gjërat që më ndodhën pas daljes nga burgu, jo për ato para se të futesha. Ishte një fillim i ri për mua. Kjo ishte koha kur e gjeta futbollin si rrugëdalje nga problemet”, tha ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.