Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në mungesë të rezultateve, Kosova krenohet me sjellje të mirë

Një prej garuesve të ekipit të ri olimpik të Kosovës, të shtunën ishte përkujdesur që të ngrejë sa më lart flamurin e Kosovës gjatë ceremonisë përmbyllëse të Festivalit Olimpik Evropian për të rinj që u mbajt në Gyor të Hungarisë.

Dhe në bazë të një fotografie të postuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), flamuri i Kosovës vërtet dukej më lart i ngritur se i shteteve të tjera pjesëmarrëse, shkruan sot “Koha Ditore”. Sportistët kosovarë të paktën ngrenë lart flamurin në ceremoninë përmbyllëse, pasi gjatë një jave gare nuk arritën ta bënin këtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova u përfaqësua për herë të dytë në këtë festival, kësaj here me 14 sportistë në katër sporte të ndryshme, por nuk arriti të fitojë medalje. Hiç xhudistët, sportistët e tjerë ishin ndër më të dobëtit në disiplinat e tyre.

KOK-u nëpërmjet një njoftimi të dielën përcolli dhe një deklaratë të gjatë të kryetarit të saj Besim Hasani. Dhe, sipas tij, Kosova mund të krenohet me sjelljen e sportistëve në fshatin olimpik dhe gjatë defilimit në ceremoni... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.