Sezoni nisi menjëherë me një trofe për PSG-në. Të udhëhequr nga i sapoardhuri Dani Alves, kryeqytetasit kanë përmbysur Monacon, duke fituar 2-1 në Superkupën e Francës.
Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale të Monacos, me golin e shënuar në minutën e 30 nga Sidibe, por në pjesën e dytë PSG ishte një tjetër skuadër, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe të filluar 45 minutat e dyta, braziliani Dani Alves u bë protagonist i një supergoli, duke realizuar nga goditja e dënimit, ndërsa 12 minuta më pas ish-lojtari i Juventusit dhuroi një asist perfekt për Rabiotin.
Në minutat e mbetura, PSG arriti të administrojë rezultatin dhe të sigurojë trofeun e parë për këtë sezon të sapo nisur.