Sport

Sky Sport Italia: Ajeti konfirmohet te klubi i ri të hënën

Largimi i Arlind Ajetit nga Torino siç duket është vetëm çështje kohe, por raportohet se ai do të vazhdojë aventurën e tij në Serie A.

Sipas Sky Sport Italia shërbimet e tij i ka siguruar Crotone, dhe që nga e hëna ai do të jetë lojtar i klubit kalabrez, transmeton Koha.net.

Crotone siguroi hyrjen në Serie A në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar, dhe dëshiron ta mbajë këtë status për një kohë të gjatë.

Dhe për këtë Crotone po kërkon edhe dy lojtarët e Milanit, Giovanni Crociata dhe Patrick Cutrone.